 |
Galanteria është ndërmarrje prodhuese private
e themeluar në vitin 1987. Si ndërmarrje e vogël
që mirrej kryesisht me prodhimin e shkallëve të
drurit punoi deri në fillimin e luftës, mars të
vitit 1999. Gjatë luftës i tërë objekti
dhe makineritë ishin plaçkitur dhe djegur.
Pas luftës me një vendosmëri edhe më
të madhe, në shtator të vitit 1999, Galanteria
rifillon punën.
Për një kohë të shkurtë Galanteria
rrit zhivillimin e kapaciteteve
prodhuese dhe brenda kësaj kohe arrin që të
instaloj teknologji bashkëkohore në repartet e
saj duke i zgjeruar edhe më tej ato.
Galanteria sot ka 40 të punësuar, disponon me
objekte që mbulojnë një sipërfaqe mbi
2000m2 dhe aftësohet çdo ditë e më
tepër për konkurencë sa më të denjë
në tregun e vendit dhe atë rajonal.
Tani Galanteria afarizmin e vet e zhvillon kryesisht në
tregun kosovar, shqiptarë dhe grek. Forma kryesore
e shitjes është ajo e tenderimit, shitja me porosi
dhe ajo e pikave shitëse në Prishtinë, Prizren,
Pejë, etj.
|